Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Nju Jorku lidhur prishjen e banesave në Shkozë në kuadër të rikualifikimit të lumit të Lanës.

Rama tha se Shkoza nuk përfaqëson asgjë të rëndësishme që kërkon një koment nga Nju Jorku apo Uashingtoni. “

Është një proces si shumë procese të tjera që ka qenë e domosdoshme dhe mbetet e domosdoshme të shemben ndërtimet pa leje aty ku pengohet zhvillimi i infrastukturës për të mirën e përbashkët

, tha Rama duke folur për “Zërin e Amerikës”.

Por Basha tha se megjithëse “

Drama e 400 familjeve që po hidhen në rrugë, nuk përfaqëson asgjë,” për Edi Ramën, “

Shkoza perfaqëson mashtrimin e pafytyre të Ramës që ju premtoi legalizim në fushatë, dhe pas zgjedhjeve u vë rruspën. Shkoza përfaqëson krim prej pushtuesi mbi mijëra fëmijë, prindër e të moshuar nën terror dhe dhunë fizike dhe psikologjike.

Ai tha se Shkoza përfaqëson bandën politiko-kriminale që ka marrë peng Shqipërinë dhe të ardhmen. “

Shkoza përfaqëson pësimin që duhet bërë mësim se kush dhunon apo blen votën sot, të dhunon shtëpinë, fëmijët dhe jetën nesër

”, tha Basha në një deklaratë për shtyp të shpërndarë nga PD-ja./tvklan.al