Lulzim Basha akuzon mazhorancën se në shkelje të Kodit Zgjedhor u bë pjesë e një pazari politik duke dorëzuar listat me kandidatët për deputet 24 ore jashtë afatit.

Por akuza më e fortë ishte për tentativa për blerje të krerëve të partive të opozitës, për t’u regjistruar në zgjedhje.

Basha jep dhe arsyet pse partitë që janë rreshtuar në koalicion me të nuk kanë pranuar paratë e pushtetit.

Basha lajmëron se protesta e Kavajës do të jetë hapi i parë për të mos lejuar të varroset pluralizimi politik. Ai tha se pas 18 qershorit skadon Kushtetuta dhe ligjet e i ftoi qytetaret që të mos paguajnë taksa.

Basha tha se është e afërt dita kur qytetarët do ta kenë në dorë fatin e Shqipërisë, por për këtë kërkoi të refuzohet me vendosmëri republika e vjetër./ TV KLAN

***

Në një bashkëbisedim të mbajtur në “Sheshin e Lirisë”, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Kavaja ishte shembulli ku krimi sundonte një qytet e ku fasada mbulon varfërinë e thellë. Ai denoncoi se republika e vjetër kishte ofruar mbrëmë mijëra euro që partitë opozitare të hynin në zgjedhje dhe se KQZ i pranoi listat në shkelje të kodit zgjedhor.

Makijazh për surratin e shëmtuar të republikës së vjetër që është në gjunjë gati për të dhënë shpirt. Kjo është republika e vjetër… Ju duhet ta dini se republika e vjetër, dje gjatë gjithë ditës dhe në orët e vona të natës ofroi shumë të majme partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit të koalicionit opozitar.

Ky Pazar tregon dhe njëherë se sa poshtë ka rënë demokracia shqiptare. Se si është zëvendësuar mundësia për të diktuar me votë qeverisjen e vendit. KQZ, kjo vegël e pavlerë i pranoi me 24 orë vonesë listat e pazarit të peshkut, të Edi Ramës, Ilir Metës, Shpëtim Idrizit dhe një tufe mercenarësh. Republika e vjetër, kupola kriminale në pushtet, dje gjatë gjithë ditës ofroi shuma të majme partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit popullor të 18 Shkurtit. 500 mijë euro iu afruan një kryetari partie për tu shkëputur nga opozita dhe ky vendim popullor dhe për tiu bashkuar komplotit të politikës së vjetër. Qindra mijëra euro iu ofruan kandidatëve potencialë të partive aleate. Ata thanë jo. Askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Edi Ramës, Ilir Metës me shokë

”.