Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur para studentëve dhe protestuesve të tjerë në ditën e gjashtë të protestës. Ai i premtoi studentëve që të mos lëvizin deri në një fitore.

 Mbizotëron një frymë pozitive, mos lëvizim deri sa t’ia dalim me fitore. Rinia shqiptare ka marrë në dorë fatet e kësaj protestë dhe ka marrë në dore fatet e kësaj fitore dhe do të marrë në dorë fatet e Shqipërisë nesër.

Ky shesh është sheshi i lirisë për shkak të protestës qytetare, por edhe sheshi i lirës për shkak të pranisë dhe vendosmërisë së studentëve shqiptarë. Modeli që i është ofruar studentëve shqiptarë duhet të shembet nga themelet. Në këtë protestë do na bashkëngjiten dhe studente të tjerë. Krimi po shkatërron Shqipërinë dhe vendimmarrja me krimin e kanë kthyer Shqipërinë në një hambar droge dhe kanë bërë që mijëra të rinj të marrin rrugët e emigrimit dhe kjo duhet të marrë fund. Ndaj jemi këtu sot për të hedhur bazat e një shteti të ri. Jemi këtu për të parë nga e nesërmja.

Qeveria juaj e ardhshme do të jap një vit mbështetje financiare studentëve. Kjo nuk do të jetë një skemë partiake. Ky nuk është premtim fasadë, kjo është një skemë europiane dhe do e vë në funksion që në muajt e parë. Një ekonomi e fortë varet dhe nga cilësia e punëmarrësve. Ju studioni dhe bëheni gati në bazë të degëve që studioni dhe pastaj dilni në rrugë. T’i japim kësaj fund. Të çlirojmë votën e shqiptarëve dhe të kthejmë pushtetin politik

”, tha Basha./tvklan