Vendim të drejtë, e cilësoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pezullimin e ligjit të vettingu-t nga Gjykata Kushtetuese.

Ndonëse një vendim i ndërmjetëm tha kreu i opozitës, ai i mohon kryeministrit mundësinë e kapjes së sistemit të drejtësisë.

Kreu i PD, Lulzim Basha:

Është një vendim i ndërmjetëm, ne presim vendimin përfundimtar, pa dyshim si vendim i ndërmjetëm është vendim i drejtë sepse i mohon Edi Ramës mundësinë që përmes qehajajve të tij të vendosë se cilët prokurë janë të korruptuar dhe cilët nuk janë. Është një vendim që i hap rrugën zbatimit të kushtetutës së 22 korrikut.

Këtë deklaratë Basha e bëri pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, në të cilën tha se u diskutua për aksionin e opozitës lidhur me situatën alarmante sipas tij të kanabizimit në vend, ku një ndër opsionet shihet dhe largimi i demokratëve nga parlamenti.

Kreu i PD, Lulzim Basha:

Në po diskutojmë, e diskutuan në grupin parlamentar, me aktivet e PD, me aleatët tanë, me shoqërinë civile, me qytetarët të gjitha format e kundërvënies ndaj këtij regjimi narkotrafikantësh që e quan veten Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Gjithçka që po ndodh.

Basha komentoi edhe deklaratën e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manaj për përfshirjen e ushtrisë në aksionet anti-kanabis.

Sipas tij ky qëndrim i njërit prej anëtarëve të qeverisë dëshmon kthimin e Shqipërisë në narko-republikë./ TV KLAN