basha iftarKreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha shtroi një iftar me rastin e “Natës së Kadrit”.

Basha theksoi se muaji i Shenjtë i Ramazanit është muaji i reflektimit për të gjithë dhe se paraja dhe pushteti nuk të sjellin lumturinë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se mesazhi që përcjellin këto ditë të Ramazinit është t’i duam njerëzit dhe ta përdorim pushtetin për t’u shërbyer atyre.

Basha uroi për më shumë mençuri, vendosmëri dhe dashuri në shpirtrat e gjithë shqiptarëve dhe në veçanti të vendimmarrësve.

 

TV KLAN