basha-rrugevee

Shëndetësia për Lulzim Bashën është sektori ku qeveria jo vetëm dështoi në mosmbajtjen e premtimeve, por njëherazi abuzoi me paratë e buxhetit të shtetit.

Gjatë takimeve elektorale që zhvilloi në Kavajë e Rrogozhinë, Basha tha se skandali i  vjedhjes së 1.5 miliardë lekëve nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, me barnat e rimbursueshme, është dëshmi e korrupsionit qeverisës.

Krerët e mazhorancës i akuzoi për rritjen e papunësisë dhe varfërim të shqiptarëve. 21 Qershori tha Basha do të jetë dita e gjyqit me votë ndaj keqeverisjes dhe një mundësi e re për të mbështetur ofertën e së djathtës për zhvillim e mirëqënie.

Gjatë takimeve që zhvilloi me banorë të Kavajës e Rrogozhinës, kreu i demokratëve u njoh me shqetësimet e tyre për largimin nga skema e ndihmës ekonomike të familjeve të varfra dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Tv Klan