Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për votimin e ligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një prononcim për mediat, pranë selisë së Partisë Demokratike, Kryetari Basha u shpreh se të gjitha partitë politike kanë rënë dakort për këtë draft final të Byrosë dhe duhet vetëm vullnet politik për ta votuar.

Sipas kryetarit të opozitës, qeverisë i mungon ky vullnet politik për të hetuar veten.

Basha tha se opozita është e gatshme të votojë në parlament draftin e propozuar edhe nga ekspertët e Shteteve të Bashkuara, që Byroja e Hetimit të jetë një Task – Forcë e përhershme në varësi të prokurorisë për të hetuar rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Tv Klan