Fushata elektorale e Lulzim Bashës me fermerët e Korçës solli të tjera akuza në adresë të LSI-së. Njëri nga fermerët zbuloi edhe një takim të ardhshëm të Bashës me Presidentin Donld Trump, që kryetari i PD e konfirmoi. 

“Uroj që t’ia thuash Presidentit Trump këto që po themi ne, kur të shkosh atje”, 

tha fermeri, ndërsa Basha u përgjigj:

“Petrit, jam kurioz kush të tha, nga e more vesh që do takoj Presidentin Trump? Puna jote nga e more vesh, por mos na i hap sekretet kështu se do mërzitet Edi Rama, se nuk e takoi dot. Pas mbledhjes do ma tregosh nga e more vesh që do takoj Presidentin Trump”.

Në takimin që pati në Korçë, Basha u detyrua t’u prezantojë edhe njëherë pjesëmarrësve kandidatët për deputetë, në veçanti kryesuesen e listës.

Basha ishte dhe në zonën e Kombinatit, ku ripërsëriti ftesën për debat ndaj Kryeministrit.

Në një tjetër takim elektoral me të rinj e studentë të Elbasanit, kreu i demokratëve premtoi se pas ardhjes në pushtet, qeveria e tij do të anulojë Ligjin për Arsimin e Lartë.

Tv Klan