Një ditë pas miratimit në Këshillin Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Në një status në Facebook, Basha shkruan se PDIU dhe LSI votuan pro rritjes së çmimit të ujit, duke ju bashkuar pazareve të Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

Sipas Bashës, PD është e vetmja parti në krah të qytetarëve që do të luftojë për interesat e tyre.

“Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI.

Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja.

PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ajo është e fortë dhe e vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve”

, shkruan Lulzim Basha në Facebook. /

tvklan.al