Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur këtë pasdite aleatët e koalicionit, me të cilët zhvilloi një takim, ku u diskutuan negociatat dhe përshkallëzimi i protestave.

Kjo mbledhje erdhi pak para tryezës së thërritur nga kryeparlamentari, Ilir Meta, me partitë politike në kryesinë e Kuvendit, në një tjetër përpjekje për të dalë nga situata e krijuar politike.

Basha ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama duket se nuk do të jetë pjesë e tavolinës, pasi aktualisht po zhvillon një takim me votuesit e rinj në Korçë.

Më herët Kreu i Kuvendit Meta u takua me deputetin demokrat, Oerd Bylykbashi./tvklan.al