Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e kësaj të shtune një takim me krerët e degëve.

Takimi u zhvillua në funksion të asaj që Basha e ka cilësuar si konsultim me bazën dhe pse ende nuk ka një analizë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ky konsultim me bazën ka si qëllim ringritjen e Partisë Demokratike.

Konsultimet me bazën do të kenë në fokus dhe ndryshimet në statut.

Tv Klan