Kreu i opozitës Lulzim Basha mori pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane që po zhvillohet në Bruksel. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha tregon për qëllimet e këtij takimi lidhur me aktivitetet politike që do të zhvillohen  ketë vit.

Gjata takimi Basha takoi dhe Presidentin e ri të Parlamentit Europian Antonio Tajani. Sipas tij, Presidenti Tajani i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë si Zëvendës President dhe Komisioner i Komisionit Europian.

Ai më shprehu përkushtimin e tij për ta mbështetur Shqipërinë edhe nga kjo detyrë e re

” shkruan Basha në Facebook.

Nga Uashigtoni sot udhëtova drejt Brukselit ku po marr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, familjes së partive të djathta europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratike. EPP, si partia më e madhe në Komisionin dhe Parlamentin Europian, luan një rol kyç në politikën e Bashkimit Europian.

Një nga qëllimet kryesore të takimit është bashkërendimi i aktiviteteve politike gjatë këtij viti, i cili për disa nga partitë anëtare është vit elektoral, përfshi CDU-në e Merkelit, republikanët francezë dhe, natyrisht, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Familja jonë politike do të na ndihmojë dhe mbështesë fuqimisht për fitoren tonë në zgjedhjet e ardhshme

”./tvklan