Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me tregtarët e rrethit te Beratit. Ata iu ankuan kreut të demokrateve se papunësia dhe varfëria po thellohet.

Pasi u njoh me shqetësimet e banorëve të Poshnjës, Lapardhasë, Urës Vajgurore dhe Velbishtit, Basha tha sa Shqipëria është i vetmi vend në Europe ku populli varfërohet dhe qeveria pasurohet.

Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike:

Në këtë gjendje e ka katandisur keqeverisja, mosqeverisja, qeverisja me krimin dhe korrupsionin në qeverisje. Vetëm vitin e kaluar shqiptarëve iu kanë vjedhur 400 euro për frymë. 1.2 miliard të tjera i kanë marrë borxh keto dy vite e gjysmë. Por a keni parë gjë ju nga këto para të marra borxh? Keni parë ndonjë urë, ndonjë rrugë  ndonjë shkollë të re?  A keni parë ndonjë vend pune të hapet? A keni parë ndonjë të mirë të kthehet tek ju?

Basha e akuzoi qeverinë si plaçkitëse që nuk ka bërë asnjë investim përveç se ka rritur çmimet dhe taksat.

Tv Klan