Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në SHBA është takuar me Presidentin Donald Trump, takim të cilin ai e cilësoi si “të jashtëzakonshëm”.

Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”

, tha Basha në një postim në rrjetin social Facebook, ku publikoi edhe një foto nga takimi.

Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve. Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!

”, shkroi Basha, i cili nuk dha detaje të tjera mbi takimin./tvklan.al