Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi pasditen e së mërkurës një takim me Forumin e Grave,ku e pranishme ishte edhe ish-eurodeputetja Doris Pack. Basha tha se grave do u krijohet më shumë hapësirë pasi sot, tha ai, ato janë kategoria më e persekutuar.

Më herët kreu i opozitës u ndal në Shkodër dhe Tamarë, ku ftoi të rinjtë e këtij qyteti që të bashkohen në protestën e 18 shkurtit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndërsa kryeministrit ia rikujtoi akuzat për lidhje me krimin e bandat, Basha tha se  pas ardhjes në pushtet qeveria e tij do t’i japë fund kohës kur kriminelët bëhen deputetë e kryebashkiakë./TV KLAN