Situata ekonomike është në ditët e saj më të zeza dhe për këtë bien dakort të gjithë shqiptarët. Është ky përfundimi i tryezës së thirrur nga opozita me grupet e interesit për të diskutuar mbi ekonominë. Duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT për 300 ditët e para të qeverisë Rama, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se çdo tregues i ekonomisë është në rënie.