Sot është një ditë e zezë për politikën shqiptare, sepse politika u bë njësh me krimin. Ky ishte mesazhi i parë i Lulzim Bashës, pas humbjes se kandidatit të djathtë në Bashkinë e Dibrës. Në një ceremoni në përkujtim të 18 vjetorit të vrasjes së liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, Basha tha se e sotmja paralajmëron një betejë epike.

“Për demokratët e sotmja është një ditë kushtrimi, një betejë e përmasave epike na pret në mejdanin e historisë. Edhe një herë vepra e Azem Hajdarin janë në krahun tonë në këtë betejë që duhet dhe do të fitohet me çdo çmim. Shqipëria e kartelit të drogës dhe krimit vuan papunësinë, varfërinë dhe mungesën e lirisë nga dita në ditë. Vepra e Azem Hajdarit është vepra e kurajos për t’u çuar dhe përballur me të keqen”

, tha Basha.

Në fjalën e mbajtur, në ceremoninë ku ishte i pranshëm edhe ish – Kryeministri Berisha, deputetë, familjarë e të afërm të Azem Hajdarit, Basha tha se duhet bërë çdo sakrificë për ta fituar këtë betejë të re.

Tv Klan