Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Kukës ku kërkoi angazhim maksimal te qeverise për t’u ardhur në ndihme zonave të prekura nga moti i acartë dhe dëbora. Basha tha se, banorët janë lënë pa përkrahje dhe se qeveria bën shfaqje televizive.

Kreu i opozitës kërkoi nga qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës për tu ardhur në ndihmë më mirë zonave të prekura nga moti i keq.

Basha kërkoi marrjen e masave nga qeveria për furnizimin me dru zjarri dhe goditjen e abuzimeve me çmimin e gazit që sipas tij në veri është dy ose trefishuar. Basha mori pjesë në mbledhjen e shtabit të emergjencave civile të bashkisë së Kukësit.

Tv Klan