Urimin për “Ditën e Verës”, kreu i opozitës Lulzim Basha e bëri nga qyteti i Elbasanit, i kthyer tashmë në qendrën e festimeve. Basha u pyet për deklaratat e kryeministrit Rama se opozita po mbështetet nga qarqe të huaja kundër interesave të vendit.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: 

Nuk do të merrem me komente broçkullash, se është Dita e Verës. Por dua t’iu uroj të gjithë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Verës! Dhe qoftë fillimi i punëve të mbara dhe mbarimi i punëve të nisura si Rruga e Elbasanit dhe i punëve të tjera të mira, të shumta, që do të bëjmë së bashku për Shqipërinë dhe për gjithë shqiptarët.

I shoqëruar nga bashkëshortja kreu i opozitës u ndal në Panairin e Ditës së Verës, për t’u takuar më pas me banorët që festonin në qytet./ TV KLAN