Një ditë pasi paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar deri në bllokimin e rrugëve në mbarë vendin, Lulzim Basha thotë se kryeministrit Rama i kanë mbetur dy rrugë.

 “Dy janë rrugët përmes dialogut ose ndryshe populli do marrë fatet e veta në dorë”

Kundërshtarit të tij politik dhe aktorëve të angazhuar për gjetjen e një zgjidhje u tha se dialogu do të bazohet vetëm mbi kërkesën për qeveri teknike. Dhe menjëherë pas formimit të saj, premton se është i gatshëm të votojë Vettingun.

“S’ka nevoje të shtymë Vetingun pas zgjedhjeve por menjëherë pas paktit kombëtar. Vetingu s’ka pse pret zgjedhjet por menjëherë pas paktit kombëtar për zgjedhje të lira sipas 22 korrikut.”

Ofertës së dy aleatëve të koalicionit qeverisës për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes se presidentit iu përgjigj me një propozim të artikuluar më parë edhe nga aktorë të tjerë politikë.

 “Oferta ime është kjo të zgjedhim president nga populli….. Meqë po kërkoni përfshirjen tonë një ofertë të ndryshojmë Kushtetutën ta zgjedhë populli shqiptar…. “

Droga, tha Basha vazhdon të jetë sfida kryesore, duke shprehur të njëjtin shqetësim të bërë publik nga kryeprokurori Llalla rreth një orë para fjalës se tij në çadrën e protestës.

 

“Droga është projekti politik i Ramës. Ja tha edhe Prokurori i Përgjithshëm se i prishin punë se e tregtojnë drogën se droga shqiptare ka një pronar Edi Ramën”

Basha tha se opozita ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërsa akuzoi disa media që sipas tij, nën ndikimin e kryeministrit, kanë tjetërsuar informacionet në dëm të opozitës.

Tv Klan

*** Ora 12:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një fjalimi nga “Çadra e lirisë” tha se Vetting -u do të bëhet pas qeverisë teknike.

“Rama dje tha se është i gatshëm ta shtyjë Vetting -un pas zgjedhjeve, por unë sot i them që Vetting -u do të bëhet pas qeverisë teknike. Rama së bashku SOROS u përpoqën ta kapin Vetting – un me drejtësinë. Qeveritë dhe partitë nuk mund të kenë pushtet mbi Vetting -un. Rama dhe mercenarët e tij të paguar nga Xhorxh Soros, opozita me qytetarët me arbitër Komisionin e Venecias, e fitoi totalisht betejën kushtetuese, duke diktuar në Kushtetutën e Shqipërisë një Reformë në Drejtësi sipas parimeve evropiane. Edi Rama i mbështetur nga mercenarët e paguar nga Xhorxh Soros shkatërroi këto marrëveshje dhe kaloi 6 nga këto 7 ligje pa konsensusin e opozitës”.

Më tej Basha u ndal edhe tek kanabisi, për të cilin tha se shkruajnë jo pak media ndërkombëtare. Ai nuk la pa përmendur edhe Kelmend Balilin, i cili vijon të mbetet në arrati. Për Bashën, pronari i vërtetë i drogës është Kryeministri Rama.

“Nuk janë të pakta lajmet e Europës që shkruajnë për ne, për drogën e Ramës në Shqipëri. Një ndër to është revista ‘Forbes’ ku shkruan se ‘Rama drejton një bandë kriminale në Shqipëri që e ka kthyer Shqipërinë në minierë droge. Një portal francez shkruan për Balilajn, Eskobarin e Shqipërisë. Faktet e drogës janë bërë të përditshme tek ne. As ministri i drogës që hoqi nuk i zbatoi dot procedurat ligjore që kapën. As vëllai i drogës që solli nuk i zbaton dot. Shesin jeshilen, sepse të bardhën e duan për vete, sepse pa të nuk i mbajnë gjunjët, kështu thonë gojët e liga. Mos na publiko gënjeshtra, por na trego procesverbalet e 2.5 ton të kapura. Droga shqiptare ka një pronar dhe ai është Edi Rama. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Këtu nuk luftojmë vetëm për fatin e popullit shqiptar, por edhe për Europën për Amerikën. Një Shqipëri e sigurtë kontribon në Europë. Një Shqipëri e trafikut të drogës nuk ka siguri të kontibuojë në Europë. Pakica është bërë një marcenare e Edi Ramës ashtu si Xhakja, por shqiptarët e tërë janë me ne. Xhakja nuk na shqetëson aspak. Jemi në këtë shesh për 63 ditë dhe do të jemi deri në fund.

Teksa theksoi se opozita ka mbështetjen e miqve, kreu i opozitës foli edhe për çështjen e Presidentit, për të cilin u shpreh se ai do të zgjidhet nga populli.

“Kemi qenë, jemi dhe do të jemi në krye për një Shqipëri të lirë demokratike dhe të sigurtë. Miqtë tanë mbështesin kauzën e drejtë. Na kanë thirrur për të zgjedhur Presidentin, por ne nuk do të shkojmë. Pse çfarë do të blejmë ne viç në treg? I kujt është Presidenti? I Ramës, jo. I Metës, jo. I Bashës, jo. Ai do të zgjidhet nga populli dhe ne do të ndryshojmë Kushtetutën që ai të jetë i juaji”./

tvklan.al