Partia Demokratike zyrtarizoi bojkotin e Kuvendit, duke e zhvendosur debatin parlamentar në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë, aty ku prej 6 ditësh mbështetës të opozitës kërkojnë një qeverie teknike për të garantuar zgjedhjet e 18 qershorit.

Akuzave se me këtë protestë Partia Demokratike synon të bllokoje Vetting-un, kryetari Basha iu përgjigj duke thënë se është i gatshëm për një pakt vetëm pas qeverise teknike dhe rishikimit të 7 ligjeve të reformës ne drejtësi, qe u miratuan pa opozitën.

“Nëse nuk kanë frikë për vetting-un, iu them se pas një qeverie teknike urdhëroni ta bëjmë vetting-un. Dhe aty do shohim se kush ka frikë nga drejtësia . PD do ta votojë reformën në drejtësi, por vetëm sipas përcaktimeve evropiane të reformës në drejtësi. T’i hapim rrugë qeverisë teknike dhe të ndryshoj më se bashku 7 ligjet e vetting-ut. Në të kundërt bashkë me qytetarët do zgjimin çështjen e drejtësisë dhe atë të zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Kauzën e opozitës se më këtë qeveri nuk mund të këtë zgjedhje të lira e të ndershme, sipas Bashës e përforcon edhe deklarata e ambasadorit te OSBE –se, Bernd Borshard për përdorimin e parave të drogës në blerjen e deputeteve.

Ish-kryeministri Berisha, duke theksuar se reforma në drejtësi është produkt i Soros, i kërkoi Parlamentit Evropian të hetoje mënyrën se si është ngritur bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, te cilin ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili e ka quajtur i antikushtetues.

Për eurodeputetin Knut Flekeinshtejn qe i kërkoi një dite më parë të mos shikojë përralla me Soros, e pati sërish një këshillë.

Ish kryeministri Berisha pati edhe një apel për ata që punojnë në plantacionet e kanabisit, duke u kërkuar ta refuzojnë përfshirjen, pasi në këtë mënyrë po dëmtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre./ TV KLAN