Lulzim Basha e shtoi dozën e akuzave ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke i thënë se ka falsifikuar Kodin e Procedurës Penale posaçërisht për të mbrojtur vëllain e tij, Agron Xhafajn që të mos ekstradohet në Itali, ku rezulton i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg, me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit.

Përgjegjësinë penale ia kujtoi sërish, edhe pse fjala iu ndërprenga kryeparlamentari Ruçi.

Bllokimi i foltores nga opozita çoi në ndërprerjn e seancës, por kjo se pengoi Lulzim Bashën që akuzat ndaj Xhafajt t’i  bënte live nga facebooku i tij.

Ish-Kryeministri Berisha shkoi me tej me akuzat, duke iu drejtuar Kryeministrit Rama.

Akuzave të opozitës iu kundërpërgj kreu i qeverisë në një sallë gjysmë bosh pas largimit të demokratëve nga seanca plenare.

Si dëshmi se s’ka asgjë të vërtetë në akuzat e opozitës, Kryeministri iu referua heshtjes së ambasadorit amerikan për këtë çështje.

Pas sulmit të opozitës Rama, thotë se fshihet një skenar i qartë për bllokimin e hapjes së negociatave.

Opozitës, që e akuzoi Ramën se qëndron pas largimit të Besim Hajdarmatajt nga detyra e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Kryeministri i kujtoi qëndrimin e ambasadorit amerikan dhe çështjen e kokainës së kapur në Durrës.

Kryeministri u tha deputeteve të mazhorancës se deri në Qershor do të duhet të përgatiten për të dëgjuar të tjera histori nga opozita, që sipas tij sajohen vetëm për të hedhur baltë mbi Shqipërinë për të penguar hapjen e negociatave.

Tv Klan