Kreu i Partisë, Lulzim Basha ishte i pari që deklaroi se negociatat me dy ndërmjetësit europianë McAllister dhe Fleckenstein dështuan. Duke vlerësuar përpjekjet tyre për gjetjen e një zgjidhje, Basha bëri përgjegjës Kryeministrin për dështimin e negociatave.

Basha shpjegoi edhe qëndrimin e Partisë Demokratike për çështjen e Vettingut, që sipas tij ishte një prej kushteve të mazhorancës.

Kreu i Partisë Demokratike tha se opozita është e vendosur për zgjedhje të lira e të ndershme dhe lajmëroi përshkallëzimin e protestave të opozitës.

Tv Klan

***

Më lejoni ta nis fjalën time sonte me një falënderim dhe mirënjohje të thellë për David McAllister, për kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme si dhe për euro deputetin Knut Fleckenstein.

Erdhën sot në Shqipëri dhe nuk kursyen asnjë përpjekje për t’i kontribuar një zgjidhje reale të krizës politike që ka mbërthyer vendin tonë.

Falënderimet e mia çdo qytetari protestues.

Për fat të keq përpjekja e dy ndërmjetësuesve evropianë nuk pati sukses. Kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira si zgjidhje e vetme por edhe si e ndershme për të krijuar kushte dhe premisa të barabarta, duke zbatuar ligjin për dekriminalizimin dhe duke larguar kriminelët nga institucionet shtetërore dhe largimin e drogës, duke garantuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të Komisionit Europian.

Ky refuzim ka për bazë frikën e Edi Ramës për të shuar karrigen kryeministrore dhe garancitë që ai i ka dhënë 3 vite e gjysmë krimit të organizuar dhe narko-republikës që ka ndërtuar me duart e tij.

PD ka rënë dakord me një numër të madh propozimesh të një natyre që do ndihmonin përshpejtimin, por ata nuk mund t’i pranojnë kurrë këto detyra që Rama nuk i kreu kur ishte në qeverisje sepse bëri të kundërtën duke sjellë kriminelët në Parlament, institucione.

Asnjë mundësi asnjë mendje e shëndoshë nuk mund të pranojë që njeriu që e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës. Kushti i patjetërsueshëm mbetet qeveria teknike me mandatin popullor për të luftuar drogën për të nxjerrë jashtë institucioneve kriminelet me zgjedhje të lira ndërkombëtare me numërimin elektronik.

Dua të dënoj e denoncoj aktin e turpshëm të luftës kundër drogës me gjoja votën për Vetting-un.

Dua t’i them sot çdo shqiptari dhe miqve ndërkombëtarë se kjo është çështje edhe-edhe PD angazhohet solemnisht para ndërkombëtarëve që të zbatohet ligji për dekriminalizimin dhe të nisë zbatimi i Vetting-ut sipas përcaktimeve kushtetuese dhe marrëveshjes politike të 21 korrikut.

Rama nuk do as zgjedhje të lira as Vetting sepse i trembet demokracisë dhe drejtësisë së vërtetë.

Nuk do pranojmë as zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi e droga, të diktuara nga Edi Rama nga interesat e tij kriminale.

Shembulli i kësaj lëvizjeje të paprecedente frymëzon sot çdo shqiptar të ndershëm e çdo mik të demokracisë të lire e të ndershme.

Ne jemi të vendosur të vazhdojmë pa kthim, të vazhdojmë betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme, qeveri teknike, në çadrën e sheshin e lirisë.

Për t’i treguar Edi Ramës se nuk do ketë me kurrë pushtet pa opozitë, republikën e re nuk ka forcë që e ndal.

Zoti ju bekoftë ju shqiptarët, Shqipërinë evropiane, fitore

!”/tvklan.al