Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u përcolli bashkëraportuesëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, shqetësimet për zgjedhjet e 21 Qershorit.

Kreu i opozitës u ndal në kandidimin nga mazhoranca të personave me rekorde kriminale. Basha tha se administrata publike u vu në një presion të hapur nga kryeministri dhe kryetari i kuvendit,  për të mbushur kutitë me vota.

Po sipas Bashës janë raportuar me qindra raste të shantazhimit të punonjësve të administratës të cilët duhet të sillnin një numër të caktuar votash dhe t’i faktonin ato përmes fotografive në kembim të vendit të punës.

Në këto zgjedhje, theksoi lideri i opozitës, është shënuar blerje masive e votës me para të korrupsionit dhe krimit të organziuar, fakt tashmë i regjistruar si shqetësim madhor edhe nga raportet zyrtare të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Tv Klan