Është shumë e famshme, por thotë se nuk i ka shpëtuar dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit. Ajo madje e akuzon të shoqin se ka lënë dadon e fëmijëve shtatzënë.

Ish-pjesëtarja e grupit të famshëm Spice Girls, Melanie Janine Brown, e njohur ndryshe edhe si Mel B, ka plotësuar kërkesën për divorc nga bashkëshorti, Stephen Belafonte, muajin e kaluar. Media ka publikuar detajet shkuese nga kërkesa për divorc.

41-vjeçarja, e njohur si këngëtare, kantautore, prezantuese, kërcimtare, aktore dhe modele britanike, e akuzon bashkëshortin e saj për abuzim fizik, psikologjik dhe tradhti brenda shtëpisë.

Ajo thotë se është abuzuar nga i shoqi që prej vitit që u martuan në vitin 2007. Belafonte i mohon akuzat, por Mel B thotë se edhe një natë para Lojërave Olimpike të vitit 2012, ku do të mbante një koncert, ajo është shtyrë me forcë nga i shoqi duke u rrëzuar në tapet.

Ajo shkon me tej duke e akuzuar atë se ka lënë shtatzënë dadon e fëmijëve në shtëpi, e madje se e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale treshe, me një grua që nuk e njihte dhe më pas e ka kërcënuar me publikimin e videove në dhomën e gjumit.

Çifti i martuar në vitin 2007 ka një fëmijë, ndërsa Mel B. ka edhe dy fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme./tvklan.al