Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke e konsideruar fantastik vitin e parë të punës e ka nisur analizën me falenderime.

“Çfarë viti fantastik ka qenë ky, urime, mirënjohje, falenderime të gjithëve. U munduam që çdo investim të ri, nga tani e tutje, duke mos u ankuar se çfarë ka ndodhur më përpara, vendosëm një standard të ri, vendosëm një model të ri, të siguroheshim që çdo ka korsinë e biçikletave, ka një trotuar, ka ndriçimin e nevojshëm, ka sinjalistikën për të kaluar rrugën, le të themi në pikat nevralgjike të qytetit ka vetëm një emërues të përbashkët dhe një refren që qytetarët thonë për Bashkinë e Tiranës, po punohet”.

Rikonstruksioni i rrugëve, çerdhve e kopshteve u renditën si suksese të vitit të parë.

“Sigurisht që sfida dukej e pamundur, megjithatë unë besoj se treguam së pari, që jemi të fokusuar, edhe që e kemi mendjen tek puna, të realizojmë ato që i kemi vënë vetes si detyrë sesa të merremi me llafet e ditës. Kjo bashki do të mbahet mend si Bashkia që i dha Tiranës, bulevardin lumin dhe punësimi më i madh dhe zhvillimi më i madh do të vij nga zona e bulevardit të madh”.

Gjatë analizës u bë e ditur se punimet e Unazës së Vogël do të përfundojnë në fund të Gushtit, ndërsa në mes të tij do të nisin punimet për sheshin “Skënderbej”. Veliaj ripërsëriti ambicien e tij për ta bërë Tiranën, kryeqytetin më te pastër në Ballkan.

Tv Klan