aktivitetiMe mesazhin “Me shumë biçikleta, më pak makina” Bashkia e Tiranës zhvilloi një aktivitet në kuadër të “Ditës Europiane të Lëvizshmërisë”.

Pasditen e së hënës, që tashmë njihet si “dita pa makina”, Bashkia e Tiranës ftoi fëmijë të moshave nga 4 deri në 13 vjeç për të garuar mes tyre.

Për fituesit e çdo grupmoshe pati edhe dhurata që u shpërndanë nga Kryebashkiaku Lulzim Basha.

Sipas bashkisë, ky aktivitet  synon të evidentojë traditën dhe të nxisë që në të ardhmen përdorimin e biçikletave.

Tv Klan