Bashkia e Tiranës do të jetë e para që do të përfitojë nga projekti i qeverisë prej 1 milardë eurosh. 17 shkolla të reja do të ndërtohen nga ky fond, përmes partneritetit publik – privat dhe që priten të merren në dorëzim brenda vitit të ardhshëm.

Si Kryeministri Rama, ashtu dhe Kryebashkiaku Velaj e vlerësuan si rrugën e vetme atë të partneritetit me sektorin privat për të bërë të mundur ndërtimin e shkollave të reja, pasi buxheti i shtetit dhe aq më pak ai i Bashkisë nuk mund ta përmbushnin këtë nevojë në sistemin arsimor brenda, një kohe kaq të shkurtër.

Rama e Veliaj u ndalën tek rëndësi e vëmendjes që ka qeveria ndaj pushtetit lokal. Dhe në frymën e bashkëpunimit mes dy pushteteve, Kryebashkiaku i Tiranës u tregoi qytetarëve zgjedhjen që ata duhet të bëjnë me votën e 18 Qershorit.

Me “Projektin 1 miliardë dollarë”, veç projekteve në infrastrukturë është parashikuar të ndërtohen dhe rindërtohen 170 shkolla në të gjithë vendin.

Tv Klan