Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, studentë nga 26 universitete publike dhe private do të marrin pjesë në garën sportive “Universiada 2016”. Si një nga politikat e Bashkisë, për përparësinë që duhet të ketë gjallërimi i jetës së të rinjve, nëpërmjet aktiviteteve sportive, qëllimi i këtij aktiviteti është që përmes zhvillimit të garave sportive, të forcohet bashkëpunimi ndërmjet të gjitha universiteteve.

Në nisje të garës, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i ftoi të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e aktiviteteve sportive që po zhvillohen te Pallati i Sportit. 

Kryebashkiaku dha një lajm të mirë për të gjithë sportistët dhe dashamirësit e sportit, duke njoftuar se vitin e ardhshëm “Universiada” do të zhvillohet te Parku i ri Olimpik, i cili do të jetë një hapësirë moderne dhe një nga parqet olimpike më të bukura në rajon.

“Vitin tjetër ‘Universiada’ do të jetë te ‘Parku Olimpik’,  që do të jetë hapësira më fantastike, moderne që ne kemi, ndoshta një nga parqet olimpike më të bukura në rajon dhe do të kemi realisht ndeshje dhe lojëra cilësore. Dua t’ju ftoj të gjithëve, një vit si sot, për “Universiadën” e dytë, ku do të takohemi të gjithë te “Parku Olimpik” pranë Liqenit të Tiranës”,

tha ai.

Dita e parë aktivitetit u zhvillua në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, si dhe në Sallën e Lojërave pranë Universitetit të Sporteve Tiranë, ndërsa dita e dytë pranë kompleksit “Tirana” në afërsi të Ish-Frigoriferit Tiranë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”59″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]Gjatë këtyre dy ditëve do të zhvillohen gara sportive në:

Volejboll femra & Meshkuj

Basketboll Femra & Meshkuj

Minifutboll meshkuj

Beach-volley Femra & Meshkuj.

Partnere e Bashkisë së Tiranës në këtë organizim është Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare pranë Universitetit të Tiranës./tvklan.al