Kjo do të jetë pamja që do të ketë sheshi “Skënderbej” qershorin e ardhshëm kur Bashkia e Tiranës pretendon se do të përmbyll punimet për zbatimin e projektit të ri që pritet të fillojnë qershorin e ketij viti.

Një hapësirë totalisht dedikuar këmbësorëve dhe ku 50% e sipërfaqes do të jetë e gjelbëruar me rreth 5 mijë pemë e shkurre dekorative dhe 35 mijë lule.

Nuk do të mungojnë dhe shatërvanet dhe pjesa e ngurtë do të shtrohet me gurë dekorativ, që do të sillen nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Kryebashkiaku i Tiranës në të parën dëgjesë publike nga 24 të tilla që do të zhvillohen për projektin e sheshit, teksa flet për elementët që do të mbizotrojnë zbulon dhe funksionin e ri që do të ketë sheshi kryesor i kryeqytetit.

Kryeministri, ish-kryebashkiaku që nisi vite më parë projektin për sheshin “Skënderbej” si pjesë e projektit belg për qendrën e Tiranes, surprizoi kur tha se është fat që ai projekt nuk u realizua, por sqaroi edhe arsyet.

Kthimin e sheshit në një pedonale duke devijuar lëvizjen e automjeteve drejt unazës së madhe kryeministri nuk e sheh si shqetësim, të njëjtën gjë ju këshillon të mendojnë dhe drejtuesit e automjeteve në Tirane.

I mirëinformuar mbi projektin e Bashkisë së Tiranës, kryeministri një pjesë të fjalimit të tij ia kushtoj pamjes aktuale të sheshit “Skënderbej”.

Tv Klan