Brenda 2-vjeçarit të mbetur të mandatit të tij kryebashkiaku Veliaj ka vendosur si objektiv të rikonstruktojë të gjitha bibliotekat e kryeqytetit. Në Njësinë 7 ka nisur projekti për rigjallërimin e bibliotekës dhe kryebashkiaku që inspektoi punimet e cilëson këtë investim si garanci për të ardhmen e të rinjve.

“Sot jetojmë në kohën kur njerëzit bombardohen nga celularët, iPod-ët, interneti, por harrojmë që njerëzit bëhet qytetarë më të mirë falë librit, falë fokusit te kultura. Në Tiranë po ecim paralelisht me investime në infrastrukturë dhe investime në kulturë. Sa është e rëndësishme hapësira brenda pallateve, brenda lagjeve e rrugëve tona, aq e rëndësishme është edhe hapësira brenda mendjes tonë sepse kjo garanton që investimet e bashkisë nuk vandalizohen, që mbahen pastër, që nuk ndotin mjedisin”

, shtoi Veliaj.

“Duke investuar në biblioteka të tilla është e vetmja garanci që kemi për Tiranën moderne. Duam që bibliotekat të funksionojnë edhe si qendra komunitare, si vende ku të rinjtë të takohen, ku organizatat lokale të komunitetit të mblidhen, e ku grupe veteranësh apo pensionistësh të kalojnë kohën e tyre të lirë, të lexojnë shtypin e ditës falas etj”

, u shpreh kryebashkiaku.

Paralelisht me rikonstruktimin e godinave të bibilotekave po bëhet dhe pasurimi i tyre me tituj të rinj librash. Tv Klan