Duke filluar nga ky vit shkollor në shkollën 9-vjeçare Isa Boletini në Kamëz nuk do të mësohet më me turne. Bashkia e Tiaranës është duke mbyllur investimin për rikonstruktimin e kësaj shkolle ku janë shtuar 17 klasa të reja.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e cilëson si investim afatgjatë ndërhyrjen që mundëson dhe rritjen e numrit të nxënësve ne vitet e ardhshëm.

Më në fund shkolla “Isa Boletini” do të çlirohet nga makthi i klasave me dy turne sepse zona është transformuar. Fatmirësisht është ruajtur integriteti i pronës së shkollës, një territor i cili ka qenë ndër vite i lakmuar. Ka ndërtime informale gjithandej rreth e rrotull, por tani që kemi ruajtur integritetin e shkollës do të shfrytëzojmë hapësirat brenda saj për të shtuar klasat. Praktikisht po ndërtojmë një shkollë të dytë sepse shtesa është me 17 klasa, ndërkohë që 15 klasa bëjnë turnin e dytë. Kështu, jo vetëm që kemi hapësira për ata që e bëjnë mësimin turnin e dytë, por kemi edhe për të ardhmen, me shtesat që mund të vijnë nga rritja e popullsisë së zonës dhe nxënësve që do të regjistrohen në këtë shkollë”, tha ai.

Pas përfundimit të disa projekteve në qendrën e kryeqytetit, kryebashkiaku premton që në 2 vitet e ardhshme të mandatit të tij fokusi do të jetë investimi në zonat në periferike te Tiranës, por edhe në këtë rast ai apelon që banoret që kanë zaptuar me ndërtime pa leje territore të institucioneve sociale ti lirojnë sa me shpejt që urbanizimi i këtyre lagjeve të mos pengohet.

/Tv Klan