Një burrë mysliman ngushëlloi një të moshuar hebreje dhe të dy tok u lutën për viktimat e sulmit terrorist të Manchesterit, në Britaninë e Madhe.

Fotot shpejt u kthyen në simbol të unitetit pas sulmit të përgjakshëm që la 22 të vdekur dhe 59 të plagosur.

“The Independent” tha se Sadiq Patel u afrua dhe ngushëlloi Renee Rachel Black, e cila dukej tepër e mërzitur me gjithçka kishte ndodhur dhe të dy u lutën krah për krah para vendit ku ishin vendosur lule për viktimat në qendër të Manchesterit.

 Ai më pas e ndihmoi të moshuarën teksa largohej, duke e mbajtur nga krahu dhe duke i transportuar çantën.

Një kamikaz i identifikuar si Salman Abedi hodhi veten në erë mbrëmjen e së hënës pas përfundimit të koncertit të Ariana Grandes në Manchester Arena, duke shkaktuar sulmin me të rëndë terrorist në vend që prej korrikut të vitit 2005./tvklan.al