Ministria e Financave do të ndalojë të gjitha bashkitë që të vendosin taksa të cilat do të rëndojnë bizneset dhe konsumatorët. Komisioni i Ekonomisë miratoi ligjin, i cili nuk lejon Këshillat Bashkiakë të venë tarifa dhe taksa më të larta se 35% se ato që kanë vendosur institucionet qëndrore dhe e kufizon jetëgjatësinë e tyre deri në tre vite.

Të gjitha Bashkitë do të kenë të drejtë të vendosin taksën e përkohshme deri në 3 vjet jemi brënda parashikimit të përkohshëm mbi 3 vjet ato kthehen në taksa të përhershme. Kështu që ne kemi kufizuar që taksa e përkohshme pikë së pari do të jetë maksimumi deri në tre vjet dhe do jetë e destinuar për një shërbim, investim.”

Përveç mënyrës së vendosjes së taskave, ligji i ri i financave vendore i jep fund njëherë e mirë krijimit të detyrimeve që bashkitë kanë ndaj të tretëve. Brenda 3 vitesh, pushteti vendor detyrohet të shlyejë të gjitha borxhet ndaj privatit, ose në të kundërt qeveria do ta penalizojë me gjobë.

Tv Klan