Presidenti i Panathinaikos, Dimitris Giannakopoulos nuk e kaloi lehtë eliminimin nga Euroleague duke i dhënë një dënim të padëgjuar më parë basketbollistëve. Humbja me rezultatin 79 – 61 me Fenerbahce në Stamboll bëri që ekipi që kthehej me autobus në Athinë. Më shumë se 1 mijë kilometra udhëtim për 11 orë edhe pse ishte prentuar fluturimi, por Dimitris Giannakopoulos nuk ishte dakord.

Amerikanët e Chris Singleton, Mike James, Kenny Gabriel dhe greku Antonis Fotsis kundërshtuan duke u kthyer me shpenzimet e tyre në Athinë. Një situatë e pakëndshme për një ekip 6 herë fitues i Euroleague dhe dhjetra trofeve në Greqi. Dimitris Giannakopoulos i kishte premtuar një shpërblim prej 250 mijë euro nëse do të kualifikoheshin në Final Four e Euroleague, por tani basketbollistët mund të ndëshkohen edhe me gjobë për thyerje të disiplinës.

Tv Klan