Mediat turke kanë raportuar të enjten se misi Almeda Abazi ka “bastisur” setin e xhirimeve ku luan bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayışman, me aktoren Hande Erçel.

Skenat ku Sayışman puthet me Erçel janë komentuar gjerësisht në median sociale dhe sipas “Posta”, komentuesit e kanë këshilluar Abazin të tregonte kujdes pasi “

puthjet janë të rrezikshme

”.

Sipas gazetës turke, Abazi nuk u është përgjigjur komentuesve, por pak net më parë ka “bastisur” setin e xhirimeve të serialit “Perla e Zezë”.

 

“Posta” raporton se Abazi ka marrë një tepsi me bakllava dhe ka shkuar në sheshin e xhirimeve, ku ka ndjekur nga afër skenat ku i shoqi ishte i afërt me Erçelin.

Abazi raportohet se është ulur krah të ekipit prodhues dhe për rreth dy orë ka ndjekur xhirimin e skenave.

Pas lajmit që u shpërnda në të gjitha mediat rozë të Turqisë, ka reaguar ashpër misi shqiptar, e cila e quajti lajmin “të pështirë”.

Më një postim në Instagram, Abazi shkroi pyeti se “

qëkur të vizitosh bashkëshortin dhe vendin et tij të punës quhet ‘bastisje’

?”.

Unë e di mirë se me kë jam martuar

”, u kujton Abazi gazetarëve të cilëve u këshillon që të heqin dorë nga këto lajme pa kuptim mbi xhelozinë.

Abazi dhe Sayisman u martuan në Shkurt të 2017-ës me një ceremoni në Los Angeles të SHBA-ve, duke u kthyer në një prej çifteve më të përfolura të showbizzit turk. /tvklan.al