Dy të rinj pjesë e një grupi të vjedhjes me thyerje të dyshuar si autorë të një serie vjedhjesh në Dropull, u arrestuan nga Policia e Gjirokastrës. Eno Kalemi 36 vjeç, banues në Sarandë dhe Ardit Izvori, 31 vjeç, banues në Mollas të Mallakastrës, u kapën pasi kanë vjedhur një seri banesash në Bularat e Dropull.

Policia iu sekuestroi të arrestuarve televizorë dhe orendi e sende të tjera shtëpiake të vjedhura në këto zona.

Pak javë më parë, u arrestuan në të njëjtën zonë, dy persona për të njëjtin aktivitet. Policia dyshon se edhe këtë rast personat janë pjesë e të njëjtit grup dhe po heton për dokumentimin e aktivitetit kriminal të tyre./ TV KLAN