autostrada

Nuk kanë munguar aksidentet edhe këtë të dielë të parë të Gushtit. Shpejtësia e lartë, e për pasojë humbja e kontrollit, ka bërë që një makinë të përplaset me bordurën ndarëse të superstradës Tiranë – Durrës, tek vendi i njohur si kthesa e Rinasit.

Aq e fortë ishte përplasja me bordurën ndarëse, sa makina ka kaluar në korsinë tjetër të superstradës. Kjo edhe për shkak të uljes së lartësisë së bordurës së re ndarëse.

Vetë drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e traumës.

Makina tip Volksvagen u batua në korsinë e kundërt, duke bërë që qarkullimi në autostradë të bllokohet përreth 30 minuta. Pikerisht ky vend është bërë skenë aksidentesh edhe më parë.

Tv Klan