Borussia Dortmund do të sfidojë Bayern Munchen në finalen e Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Tuchel mundi 3 – 0 Hertha Berlin të mërkurën në Olympistadion, në të njëjtën fushë më 21 maj takimin e fundit për trofeun. Golat u realizuan nga Castro, Reus e Mkhitaryan duke mos i lënë mundësi berlinezëve të reagonin.

Bayern eliminoi në gjysmëfinale Werder Bremen duke e mundur të martën me rezultatin 2 – 0.

Paris Saint-Germain –  Marseille do të jetë finalja e Kupës së Francës. Marseille eliminoi Sochaux të mërkurë duke e mundur me rezultatin 1 – 0. Me të njëjtin rezultat Paris Saint-Germain mundi Lorient po në fushë kundërshtare.

Finalja do të luhet më 21 maj në stadiumin “Saint-Denis” të Parisit.

Endrit Sauku, Tv Klan