Bayern Munchen arriti fitoren e parë në turneun miqësor që po zhvillon në Azi.

Skuadra gjermane mundi me rezultatin 3 – 2 Chelsean në takimin e luajtur në Singapor.

Një sukses që vjen pas dy humbjeve, duke korrigjuar paraqitjet me Arsenal dhe Milan. Bayern tregoi forcën duke shënuar në më pak se 30 minuta lojë 3 herë me Rafinha dhe Muller. Chelsea shkurtoi diferencën në fundin e pjesës së parë me Marcos Alonso.

Gjatë pjesës së dytë pati zëvendësime të shumta te të dy ekipet.

Chelsea u tregua më kërkues, por goli tjetër u shënua në minutën e 85’, tepër vonë për të përmbysur rezultatin. Batshuayi dërgoi topin në rrjetë pas disa përpjekjeve në këtë ndeshje. Inter do të jetë kundërshtari i radhës në miqësore, më 27 korrik për Bayern dhe më 29 korrik për Chelsea./Tv Klan