Bayern i Carlo Ancelotti-t e nis me gola këtë sezon në Bundesligë. Ekipi kampion i Gjermanisë mundi thellë 6 – 0 Werder Bremen.

Protagonist i ekipit bavarez u bë Levandovski me një tregolësh. Shënuesit e tjerë ishin Lam, Alonso dhe Riberi.

Takimi kishte vetëm një ekip në fushë, pasi portieri i Bayern, Neuer nuk u vendos në vështirësi gjatë gjithë takimit.

Bayern e nis mirë këtë sezon pas fitores së Superkupës së Gjermanisë pak ditë më parë.

Tv Klan