Bayern Munchen mori trofeun e siguruar më parë në ceremoninë e mbajtur në “Allianz Arena”. Skuadra e Ancelotti festoi pas fitores 4 – 1 me Freiburg e Abrashit, që nuk arriti të kualifikohej në kupat e Europës.

Një sukses i shoqëruar edhe me lamtumirën nga futbolli i kapitenit Lahm, ku nuk mungoi birra që si zakonisht nuk u kursye, përveç Ribery që nuk do ta festojë në këtë mënyrë.

Ky ishte titulli i pestë radhazi për Bayern Munchen dhe 27 në historinë e Bundesliga, duke treguar zotërimin e skuadrës në futbollin gjerman.

Në atë europian, bavarezët dështuan duke u eliminuar në çerekfinalet e Champions League.

Tv Klan