Bajern Mynih nuk e pati të lehtë ndaj Fraiburg, por bavarezët e fituan ndeshjen e parë për vitin 2017. Të zotët e shtëpisë shënuan shumë shpejt duke e vënë në vështirësi ekipin e Ancelotit. Robert Lenandoëski është njeriu i ndeshjes për Bayern pasi barazoi në pjesën e parë duke i dhënë shpresë ekipit.

45-minutëshi i dytë ishte më i barazpeshuar me lojë por sërish Levandowski gjeti rrugën e rrjetës 1 minutë pasi kishte përfunduar koha e rregullt.

Mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi, ishte i grumbulluar nga trajneri i Fraiburgut por e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Tv Klan