world-bank-webBordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore aprovoi dy projekte për Shqipërinë me një shumë prej 306.7 milionë dollarësh për Financat Publike dhe Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore.

Projekti i parë mbështet forcimin e menaxhimit të financave publike për të trajtuar cështje të detyrimeve financiare dhe taksave, reformave në fushën e pensioneve dhe energjisë me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale. Doerte Doemeland, kryeekonomiste në Bankën Botërore dhe Drejtuese e Projektit tha se garancia e dhënë  do të reduktojë kostot për huamarrje të Shqipërisë, do të lehtësojë nevojat për fonde të qeverisë, si dhe do të clirojë burime të bankave komerciale për kreditimin e sektorit privat

Projekti i dytë për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore synon të ruajë e mirëmbajë kushtet, si dhe të përmirësojë sigurinë e rrjetit rrugor  në rreth 1 mijë e 334 kilometra rrugë kombëtare.

Banka Botërore thotë se nga ky projekt pritet të përfitojnë përdoruesit e rrugëve në të gjithë Shqipërinë si rezultat i përmirësimeve në mirëmbajtjen e rrugëve, pakësimit të kohës dhe kostos së udhëtimit si dhe uljes së kostove ekonomike dhe sociale që lidhen me aksidentet rrugore.

Megjithatë optimizmin e Bankës Botërore mirëmbajtja e rrugëve duket se nuk do t’u kushtojë pak shqiptarëve pasi qeveria parashikon dhënien e shumë akseve kombëtare me koncesion bazuar edhe në studimin që pritet të kryejë BERZH për strategjinë kombëtare të taksimit.

Tv Klan