Barra mesatare e taksave që paguan një kompani në Shqipëri është 37.3% e fitimit, nga 36.5% që rezultonte përpara një viti. Studimi i Bankës Botërore dhe kompanisë PWC Paying Taxes 2018, tregon se në strukturën e tatimeve, Shqipëria mban përqindjen më të madhe nga taksat që vendosen mbi punën, të cilat zënë 18.8% të të gjithë barrës fiskale.

Mesatarja e rajonit për barrën totale të taksave është 33.4%, ku vendin e parë e zë Serbia dhe në vend të dytë në rajon është Shqipëria, mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në një tjetër renditje, të 19 vendeve të Azisë Qendrore dhe Europës Lindore, Shqipëria rezulton e gjashta për orët e gjata që një biznesi i duhet të shpenzojë për të përmbushur detyrimet tatimore. Një ndërmarrje që operon në vendin tonë, i duhen 261 orë për të bërë përmbushur detyrimet me autoritetet fiskale.

Mes të njëjtave shtete, Shqipëria është e dyta pas Izraelit për kohën më të gjatë që i duhet një biznesi për marrë të rimbursimin e TVSH-së. Një sipërmarrësi i duhen mesatarisht 37 javë.

Vendi ynë është i parafundit edhe në raport me numrin e taksave që duhet të paguajë, 35 taksa, duke lënë pas vetëm Kirgikistanin.

Tv Klan