BB: Ekonomia shqiptare në 2017-ën me 3.4% rritje

Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike të qëndrueshme për rajonin e Ballkanit. Në raportin e Prosperitetit Ekonomik, ku ajo jep vlerësime dhe parashikime për të gjithë botën, ajo mban të pandryshuar nivelin e rritjes ekonomike për Shqipërinë.

Në 2016-ën, ky raport vlerëson se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2%, ndërsa këtë vit me 3.4%. Qeveria ka parashikuar një rritje më të madhe në raportin ekonomik fiskal.

2016-ta vlerësohet nga financat me një rritje 3.4, ndërsa 2017-të me 3.8%. Në një tjetër raport të siguruar nga Tv Klan, Forumi Ekonomik Botëror jep dhe vlerësimet e risqeve për ekonominë shqiptare.

Në vend të parë vijnë risqet fiskale, të cilat lidhen me nivelin e taksave. Por shqetësuese për këtë institucion financiar është edhe konflikti ndërshtetëror i cili renditet si risku i dytë më i madh, i pasuar nga tregtia e paligjshme ose informaliteti dhe ekspozimet nga sulmet terroriste. / TV KLAN


Kategori
EkonomiTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*