BB1.1 miliardë dollarë është mbështetja financiare që Banka Botërore do të japë për Shqipërinë deri në 2019 –n.

40 % e shumës do të shkojë për mbështetje në buxhet ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për projekte, kryesisht në sektorin makro – ekonomik dhe financiar si edhe në financimin e reformën në sistemin energjitik.

Tahsen Sayed – Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë:  “Duhet nje strategji e re në zhvillimin ekonomik. Ajo duhet të përqëndrohet në pak fusha por me ndërhyrje më të mëdha. Duhet të rrisim mundësitë e barabarta të punësimit. Projektet konkrete pritet t’i kemi në qershor.”

Drafti i kuadrit të partneritetit të ri mes Bankës Botërore dhe Shqipërisë është prezatuar në Komisionin e Ekonomisë dhe do të paraqitet për miratim para Bordit të Drejtorëve të BB në fund të muajit prill 2015.

Tv Klan