world-bank-

Shqipëria paraqitet edhe këtë vit, si vendi më pak i konkurues në rajon, sa i përket taksave më të larta dhe pagesës së tyre. Në këtë tregues, vendi ynë lë pas vetëm Serbinë.

Banka Botërore, në raportin e Indeksit të Pagesës së Taksave për vitin 2016, e rendit Shqipërinë në vendin e 142 -të, në mesin e 189 ekonomive. Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka zbritur 11 vende.

Raporti citon, se Shqipëria është vendi që ka njohur rritjen më të madhe në normën totale të taksave në harkun e një viti, me 5.2%. Kjo vjen për shkak të rritjes me 50% të taksës mbi pronën, nga 10% në 15%.

36.5% vlerësohet norma totale e taksave që paguhen në vendin tonë, ndërkohë që një vit më parë, kjo normë fiksohej në 31.2%.

Pjesën më të madhe, me 18.8% e zënë taksat e punës, e ndjekur nga taksat mbi fitimin që zënë 14.1%.

Në paketën fiskale të vitit që vjen, qeveria ka propozuar heqjen e taksës për biznesin e  vogël, masë që është kundërshtuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas Raportit të Pagesës së Taksave 2016, Maqedonia zë vendin e 7 -të në nivel global. Malin e Zi  renditet në të 64 -in, Kosova gjendet në vendin e 67 -të, ndërsa Serbia, që renditet pas Shqipërisë, në vendin e 143.

Tv Klan