Thuasje një muaj pasi “Enver Hoxha” , i përkthyer në anglisht, qëndron në stendat e librarive në Britanisë së Madhe, libri me autor gazetarin Blendi Fevziu, tërheq vëmendjen e medias.

Është “opendemocracy”, rrjeti i njohur i gazetarisë investigative “Balkan Insight” dhe së fundmi BBC që i kushtojnë një artikull të gjatë dhe kohë radiofonike, kësaj autobiografie të parë të ish- udhëheqësit komunist.

Nën titullin “Enver Hoxha, i sëmuri mendor që çoi vendin në izolim” faqja e njohur për analizat historike, politike dhe ekonomike , “Opendemocracy” , e cilëson këtë libër si një dëshmi të rëndësishme për të reflektuar mbi njeriun që në mënyrë të paimagjinueshme mizore udhëhoqi Shqipërinë për katër dekada.

Që në hyrje te shkrimit “Balkan Insight” shkruan se 30 – vite pas vdekjes figura e Enver Hoxhës mbeti një enigmë. Është gazetari Blendi Fevziu që i pikturon portretit tiranit më të egër të Ballkanit.

Për gazetarin Dan Damon, moderatori kryesor i rrjetit britanik të lajmeve në radion e BBC -së, ky libër përveç se i bën nje skaner llojit të komunizmit që u zhvillua në Shqiperinë e uritur dhe të frikës, i shërben lexuesit për të patur një tablo më të qartë të regjimit komunist të Kim Jong-un në Korenë e Veriut.

Nisur nga interesi i lexueve, studiuesve dhe shkruajtësve të historisë mbi figurën e Enver Hoxhës dhe diktaturën që ai prodhoi Blendi Fevziu, do të jetë në Britaninë e Madhe dhe më pas në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit Shtator.