3Vendimi i Komisionit të Disiplinës për ndeshjen e javës së shkuar mes Serbisë e Shqipërisë është pasqyruar në mënyrë të ndryshme në disa prej mediave më të rëndësishme të botës.

BBC britanike shkruan se “Serbia e fitoi ndeshjen me Shqipërinë në tavolinë pas dhunës në ndeshjen kualifikuese për Euro2016”.

Ndërsa rrjeti amerikan CNN shkruan se “Serbia dhe Shqipëria u dënuan nga UEFA pas sherrit të shkaktuar nga mjeti fluturues”.

Për kanalin Eurosport, vendimi është pasqyruar “Serbia fiton në tavolinë ndaj Shqipërisë, por i zbriten 3”.

Për një prej gazetave më të rëndësishme sportive në Itali, ‘Corriere dello Sport’ vendimi është i qartë: “UEFA 3-0 në tavolinë për Serbinë”.

Më e drejtpërdrejtë ‘Gazzeta dello Sport’ kur shkruan: “Serbi-Shqipëri, vendimi i UEFA: të gjithë të humbur”.

Ndërsa, për rrjetin Mediaset vendimi është komentuar: “Grusht i rëndë i UEFA për Shqipërinë, 3-0 në tavolinë”.

Prestigjozja e Parisit, ‘France Football’ shkruan: “Serbia fiton në fushë por humbet 3 pikë.”

Në gazetën spanjolle “AS”, vendimi është pasqyruar me këtë titull: “Shqipëria humbet në tavolinë 3-0, ndërsa Serbia penalizohet me 3 pikë”.

Edhe në një prej kanaleve më të rëndësishme informative ruse, Vjesti ka shkruar për vendimin e qeverisë europiane duke veçuar se “Federata shqiptare do të apelojë vendimin e UEFA”.

Tv Klan